Dimri është stina kur e bukura shfaqet në ngjyrë të bardhë, por kjo bukuri duket edhe më mahnitëse kur shikohet nga droni, apo perspektiva e zogut.
Asnjë dimër nuk zgjatë gjithmonë, por duke iu falënderuar teknologjisë dhe mjeshtërisë së Arton Krasniqit ne kemi mundësi ta kujtojmë për shumë vite.
Edhe këtë herë qendër e punës së tij ka qenë Prishtina dhe parku i Gërmisë dhe nëpërmjet fotografive Artoni është munduar të paraqes bukurin e kryeqytetit të mbuluar nga bora.
Për ata që nuk e pëlqejnë dimrin dhe mezi po i kalojnë këto ditë të ftohta, mos harroni se pas një dimri të vështirë vjen një verë e bukur.
Nëse dëshironi të shikoni imazhe mahnitëse nga trojet shqiptare nga droni mund ta vizitoni edhe Instagramin e Artonit, ndërsa më poshtë keni disa fotografi dhe video mahnitëse të Prishtinës dhe parkut të Gërmisë.