Prishtina e Beogradi sot bisedojnë për diplomat

Dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit vazhdon edhe sot në Bruksel, transmeton Koha.net.

Tema kryesore takimit ë sotëm është paraparë të jetë zbatimi i Marrëveshjes së diplomave universitare.

Dje në Bruksel është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes për targat e automjeteve ndërmjet dy vendeve por ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar kumtesë deri kur është arritur me të.
Marrëveshja për targa, e cila parasheh mbulimin e simboleve shtetërore të dy vendeve në kufirin përkatës hyrës ose dalës, duhet të hyjë në fuqi më 15 nëntor.

Dje, në Bruksel Beogradi kishte insistuar që në tavolinën e bisedimeve të jetë edhe tema e Trepçës, por Prishtina ka refuzuar kategorikisht.

Kjo, thuhet në Beograd, sjell pyetjen se si në të ardhmen do të vazhdojë fare dialogu.
Për Trepçën, pala serbe ka biseduar me përfaqësues të BE-së dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se “janë në njohuri për rastin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme