Prishtina me furnizim të pandërprerë uji nga muaji mars

Fabrika e re për prodhimin e ujit në Shkabaj ka kaluar testimin e parë para pak ditësh, duke marrë ujë nga Ibër-Lepenci, përderisa testimet e tjera do të bëhen menjëherë në fillim të këtij viti.

Kështu bëjnë të ditur drejtues të kompanisë së ujësjellësit “Prishtina”, të cilët thonë se pritet që Prishtina do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje që nga muaji mars i këtij viti, kur fabrika e re e ujit në Shkabaj do të kalojë të gjitha testimet dhe pranimet teknike dhe do të fillojë prodhimin e ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeshefi ekzekutiv në këtë kompani, Ilir Abdullahu, ka thënë se deri tani janë përfunduar 98 për qind të punimeve rreth hapjes së fabrikës së ujit në Shkabaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme