Prishtina në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina vazhdon të radhitet në krye të listës të qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Ekologët thonë se duhet gjetur alternativa të tjera për ngrohje, në mënyrë që të përmirësohet ajri gjatë sezonit të dimrit. Ndërkaq, pulmologët konsiderojnë se pa përmirësim të cilësisë së ajrit, nuk do të kemi popullatë të shëndetshme.

Gjatë ditës, cilësia e ajrit në Prishtinë është relativisht e mirë, por në orët e mbrëmje matësit tregojnë se ajri është i pashëndetshëm duke e radhitur Prishtinën në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë. Këshilltari i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, ka thënë se ndotja nuk mund të reduktohet brenda një apo dy viteve, por, sipas tij, Ministria e Mjedisit është duke kontribuar në këtë aspekt përmes formave të ndryshme.

“Ndotja e ajrit nuk mund të reduktohet brenda një viti apo dy, sepse është problem i trashëguar pasluftës. Mirëpo, është mirë që ne kemi filluar me planin e veprimit për reduktimin e ndotjes së ajrit e që është miratuar këtë verë në qeveri. Po ashtu jemi duke bërë investime edhe në shtimin e zonave të gjelbra, në mënyrë që sado pak të ndikojmë në ketë aspekt” e citon RTK Leutrim Sahitin.

Kurse ekologu Migjen Maxharri mendon se për të eliminuar ndotësitë e ajrit, duhet gjetur alternativa efikase. Ai ka marrë edhe shembuj.

“Për t’i eliminuar ndotësitë duhet të shkohet në drejtimin e eliminimit të burimeve të tyre ose zëvendësimit të djegies së karburanteve, në rastin tonë të zëvendësohet qymyri me mënyra të tjera alternative të energjisë. Me ngrohje ose nxehje qendrore, që është një mënyrë mjaft efikase dhe ka sasi më të vogël të ndotjes, po ashtu largimi i masës drunore për nxehje, zëvendësimi me gaz ose forma të tjera të energjisë” ka thënë Maxharri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme