Prishtina, Tirana dhe Sofia të dalin me deklaratë të përbashkët për Maqedoninë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu duke komentuar gjendjen aktuale politike të krijuar në Maqedoni, ka paraqitur idenë e tij se si duhet të reagojnë vendet fqinje të këtij shteti, përfshirë edhe Kosovën.

“Prishtina, Tirana dhe Sofia duhet të dalin me një deklaratë të përbashkët për gjendjen në Maqedoni, pasi kur rrezikohen interesat e Maqedonisë, rrezikohen edhe interesat e këtyre vendeve”.

“Do të ishte kërkesë e të trija vendeve që presidenti Ivanov të tërheqë vendimin e tij dhe t’i japë mandatin Zoran Zaevit”, ka thënë Spahiu për mediat bullgare, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, të trija vendet me deklaratën e përbashkët duhet të kërkojnë ose që Ivanov të ia japë mandatin Zaevit ose të japë dorëheqje.

“Prishtina, Sofia e Tirana janë të trija vende mike të Maqedonisë që ia duan të mirën”.

Spahiu ka thënë poashtu se presidenti Gjorgje Ivanov me vendimin që mos  t’ia japë mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë ka shkelur Kushtetutën.

Analisti politik u ka bërë apel shqiptarëve në Maqedoni që të përmbahen dhe të mos bien në asnjë grackë.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se nuk do t’ia japë mandatin Zoran Zaevit për shkak se ai ka pranuar platformën shqiptare, e cila sipas Ivanovit cenon sovranitetin e vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme