Prishtinasit 33-vjeçar i pritet koka në Francë, gruaja e tij e dyshuara kryesore

Trupi i Artan Sekiraqës, një kosovar 33 vjeç, është gjetur të shtunën pasdite i vdekur në një dhomë në apartamentin në katin e tretë, në rrugën Grande Rue 39 A në Dole, në krahinën e Juras në Francë.

Siç shkruan portali www.estrepublicain.fr, ai duhet të jetë vrarë me një sëpatë e cila është gjetur pranë trupit të tij.

Prokurori i Besançon, Etienne Manteaux, ka treguar se të ndjerit pothuaj i ishte prerë koka.

Ishte kutërbimi ai që e kishte alarmuar pronarin që e kishte dhënë me qira banesën.

Bashkë me të ndjerin kishte jetuar një grua dhe dy fëmijë 10 e 14 vjeçar.

Ata, siç përcjell portali, transmeton Koha.net, kishin jetuar bashkë në këtë banesë, që nga korriku i këtij viti pasi i ndjeri kishte vuajtur një dënim prej tre muajsh burgim për dhunë në familje.

Familja më parë kishte jetuar në Besançon, nga 2011 deri në 2014, pastaj në Vénissieux në periferi të Lionit, para se të lëviznin për Mulhouse në vitin 2015.

Bashkëshortja e të ndjerit është e zhdukur që nga 21 shtatori bashkë me fëmijët, ka thënë prokurori.

Sipas prokurorit, telefoni i saj është me origjinë nga Kosova ashtu sikur dhe ajo, më saktë nga Prishtina.

“Tash për tash, përderisa bashkëshortja nuk është marrë në pyetje, të gjitha supozime për vrasjen mbeten të vlefshme”, tha Manteaux, i cili ka hapur hetimin penal për vrasje.

Burri dhe gruaja, siç thotë portali, ishin njohur në një lagje dhe njiheshin për agresivitete gjë që i kishte bërë të njohur jo vetëm aty, por i kishte në vënë në telashe edhe mësuesit e fëmijëve të tyre si dhe shërbimet sociale.

Theksohet se i vrari për herë të fundit ishte parë i gjallë rreth shkollës së fëmijëve të premten e 20 shtatorit.

Prokurori ka thënë se bashkëshortja e tij është e dyshuara kryesore për vrasjen e tij.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme