Prishtinë, 64 vjeçari gjendet i vdekur në puset

Një 64 vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në një pusetë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë rreth orës 21:30 kanë pranuar një informacion se një person ka dalë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk është kthyer (lajmëruar) më.

“Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, saktësisht në një puset (shaktë).

Bëhet fjalë për viktimën: Sh. D 64 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion,  ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti vdekje në rrethana të dyshimta.

Aktualisht hetuesit rajonal për hetimin e krimit janë duke punuar me një intensitet të shtuar në  përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme