Prishtinë, arrestohen dy persona për keqpërdorim të kartelave bankare

Të enjten janë arrestuar dy persona në Prishtinë pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit si dhe hyrje në sistemin kompjuterik.

Dyshohet se personat në fjalë përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat dhe fjalëkalime, njofton Klan Kosova.

“Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë blerë online  mallra të ndryshme. Në cilësinë e provave janë sekuestruar: Tre kompjuterë llaptope, një shtëpizë kompjuteri, një hard-disk, tre usb memorie, dy telefona mobil , kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave”.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

klankosova.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme