Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit i cili ka ndodhur dje.
I njëjti për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka rënë nga kati i katërt deri sa ishin duke punuar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në njoftim.