Prishtinë: Dy gra rrihen në vendin e punës

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, më saktësisht në sheshin Nëna Terezë është raportuar për një rrahje.

Sipas raportit policor, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy gra, punëtore në lokalin ku edhe janë rrahur.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.