Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Ramadani ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrëmë ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.
Përpos nga Policia e Kosovës, ai prej vitesh është i kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirjen në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.
Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.
Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë në Nju Jork.
© SYRI.net