Sot do të nënshkruhet kontrata për autobusët në kryeqytet
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të bëhet nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese për furnizmim me autobusë për Trafikun Urban.
Në njoftim bëhet e ditur se nënshkrimi do të bëhet në orën 14:00 në ndërtesën e vjetër të komunës së Prishtinës.
”Sot, e mërkurë, 7 shtator 2016 me orën 14.00, në sallën nr 37, në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës do të bëhet nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban”, njofton Komuna e Prishtinës./21Media