Prishtinë, nisin vizitat mjekësore në shkolla

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njofuar se duke filluar nga sot do të zhvillohen vizitat sistematike mjekësore nëpër shkollat e Prishtinës.

Përmes një shkrimi në Facebook ai bëri të ditur se këto vizita do të zgjasin rreth dy muaj dhe se kontrollet do të bëhen për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta.

“Të nderuar prindër,
Sot kanë filluar vizitat e rregullta sistematike mjekësore në Shkollat e Prishtinës. Si gjithmonë kontrollimet do të bëhen për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta. Kontrollat do të zgjasin rreth dy muaj kur do të dalim me raportet e përgjithshme për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të Prishtinës.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!” ka shkruar Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme