Prishtinë, partitë propozojnë 22 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Shumica e partive politike kanë propozuar datën 22 tetor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se janë në afate ligjore për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe se KQZ është e gatshme kurdo që ato shpallen. Por ajo ka kërkuar nga partitë që data sa më e hershme të bëhen është më mirë sepse po shkojmë kah stina e dimrit dhe shumë komuna mund të shkojnë në balotazh dhe certifikimi mund të shtyhet.

Përfaqësuesi i PDK-së Uran Ismaili tha se duhet të mendojnë për një afat që nuk i fut në stinën e dimrit por nuk ka propozuar ndonjë datë të caktuar.

Ismail Kurteshi nga VV ka propozuar datën 22 tetor të këtij viti që të mbahen zgjedhjet lokale.

Kurteshi ka pasur edhe një kërkesë për kryetaren e KQZ-së që ti mësojnë qytetarët më shumë për të votuar pasi në zgjedhjet parlamentare ka pasur shumë fletëvotime të pavlefshme. Sikurse VV edhe përfaqësuesi i LDK-së Ismet Beqiri tha se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në të dielën e parë brenda afateve ligjore që është data 22 tetor. Edhe përfaqësuesi i AKR-së Agim Bahtiri ka propozuar datën 22 tetor si datë e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve. Përfaqësuesi i AAK-së Pal Lekaj, tha se zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit kushtetues dhe datën sa më të hershme. Edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka propozuar 22 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve ose 29 tetori. Për mbajtjen e zgjedhjeve me 22 tetor është shprehur edhe përfaqësuesi i LB-së Avni Klinaku. Edhe përfaqësuesit e komuniteteve kanë propozuar datën sa më të hershme e që është 22 tetori.

Presidenti i Kosovës tha se do ti respektojë opinionet e partive dhe në ditët e ardhshme do ti shpallë zgjedhjet lokale në pajtim me ligjin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme