Pas një përleshje për motive të pa qarta, në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë dje rreth orës 14:30 dy persona kanë therur me thikë një person.
Sipas Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për tretman, ndërsa dy të dyshuarit kanë përfunduar në pranga.
“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit për arsye të panjohura janë përleshur në mes veti, me ç’rast njëri prej tyre është therur me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.