Prishtinës i shtohen 500 vendparkingje nëntokësore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor të Fakulteti Filologjik, me minimum 500 vendparkime.

Ahmeti ka falënderuar Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe drejtorin Genc Bashota si edhe ‘Deloitte’ që ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.

“Në dy javët në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencialë dhe shumë shpejt projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme