“Pritëm 1 orë e gjysmë në oborr, na thanë nuk mund ta shohim”, përfaqësuesit e PL nuk takojnë dot Ilir Metën në burg: U refuzuam pa…

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili janë nisur sot për të vizituar presidentin e PL Ilir Meta në burgun 313, por sipas asaj që një prej deputetëve deklaroi për mediat, ata nuk janë lejuar.

“Nuk patëm takim me zotin Meta sepse qeveria ka shkelur çdo normë demokratik që pengoi takimin tonë. Takimin e kishim lajmëruar më parë me gjithë dokumentet e nevojshme”, u shpreh Vasili.

 ata kanë pritur mbi 1 orë e gjysmë dhe më pas janë njoftuar se nuk mund të kryejnë takimin.

 

 

“Hymë në oborr dhe pritëm mbi 1 orë e gjysmë për të na njoftuar që nuk mund të bënim takimin”, tha ai.

Vasili vijoi duke argumentuar se ai vetw dhe Erisa Xhixho, si dy deputetw tw Parlamentit kanw tw drejtwn pwr tw zhvilluar takime tw tilla, por sipas tij janw refuzuar pa dhwnw asnjw motiv.

“Unë dhe zonja Xhixho, dy deputetë njoftuam që do takonim zotin Meta dhe pritëm refuzimin e tyre. Takimi është një e drejtë minimale bazike e komunikimit. Këta kanë standardin e anti ligjit e anti shtetit. Refuzimi i sotëm i të drejtës së dy deputetëve u dhunua pa dhënë asnjë motiv. Persona publikë pengohen e refuzohen për të zhvilluar një takim të tillë.

Ne kemi bërë kërkesën edhe te SPAK por të gjithë bashkë kanë penguar me të gjitha mënyrat që patën takimin tonë me zotin Meta”, përfundoi Vasili.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme