Pritet nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi, Macron takim me kreun e qeverisë Edi Rama në kryeministri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur ditën e sotme në Kryeministri për një takim me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.


Macron ishte i shoqëruar nga delegacioni i tij, ndërsa u prit në hyrje të godinës qeveritare nga Kryeministri Rama.

Pas takimit dypalësh, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim. Marrëveshja ka për qëllim krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme