Privohen nga liria dy persona në ambiente gastronomike pasi kanë lëshuar muzikë dhe nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie

Me datë 21.22.03.2025 në Shkup, në objektet gastronomike në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A.(26) nga Shkupi dhe V.V. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal.

Gjatë ditës së djeshme në lokalet gastronomike ku ata janë persona përgjegjës është lëshuar muzikë, çka do të thotë se nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie. Menjëherë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup janë privuar nga liria personat përgjegjës dhe pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme