Privohet nga liria një person nga Nikushtaku i Likovës, kjo është arsyeja

Një person nga fshati Nikushtak dje u arrestua, pasi drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.

Siç njoftoi MPB-ja, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës.

Gjatë kontrollit ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.

“Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297а”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme