Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se është privuar nga liria një person nga rrethina e Shkupit.
“Më 27.04.2026, në fshatin Brodec, në rrethinën e Shkupit, nëpunësit policorë nga SP Mirkovc e privuan nga liria F.J. (26), pasi që me një automjet udhëtarësh “Opel Astra” me targa të Tetovës transportonte dru për ngrohje pa vulë dhe pa dokumentacion përkatës”, njoftoi MPB.
Gjatë procedurës së mëtejshme është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte leje të skaduar të qarkullimit, ndërsa F.J. nuk posedonte patentë shoferi.
Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.J. do të parashtrohen kallëzime përkatëse./Alsat.mk.



