Të enjten rreth orës 08:00 të mëngjesit në rrugën “Tirana” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast është lënduar rëndë një person i gjinisë mashkullore. Aksidentin e ka shkaktuar i dyshuari mashkull pasi që nga pakujdesia duke ngasur automjetin e tij ka goditur viktimën- këmbësor.
I dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për tretaman mjekësor në QKUK
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Express
Bazuar në statistikat e policisë çdo ditë në Kosovë ndodhin dhjetara aksidente, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 21 të tjera pa persona të lënduar./Express