Prizren: Katër vrasje për një javë

Duket se edhe Prireni po renditet ngadalë në një fole krimi. Vetëm brenda një javë katër persona kanë humbur jetën nga vrasja.

Rasti i parë u shënua të mërkurën e 22 janarit, kur D.H. dhe S.H., burrë e grua, u vranë në shtëpinë e tyre në Prizren. Për këtë rast akoma nuk ka të arrestuar.

Rasti i dytë ishte ai i pasdites të së dielës, ku një 19-vjeçar vdiq si pasojë e therjes me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Xhevat Berisha”. Policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Në rastin e tretë, vrasja ka ndodhur në fshatin Maqiteve të Suharekës. Aty u vra një 44-vjeçar. Për këtë rast është arrestuar një person.

Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ka shtruar dilemën nëse mungesa e perspektivës zhvillimore e varfëria e skajshme janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme.

“Në Prizren e Suharekë, për katër ditë katër të vrarë. Mungesa e perspektivës zhvillimore, varfëria e skajshme në të cilën po jetojmë, a janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme. Ndoshta dhe përpara ka pasur vrasje, por po më duket tani ky fenomen po merr karakter të normalitetit ditor”, ka shkruar Kryeziu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme