Gazetar: Miki Trajkovski
Qeverisja aktuale lokale në Strugë, e kryesuar nga Ramiz Merko, ka shpenzuar mijëra euro gjatë viteve të fundit për mirëmbajtjen e deponisë së Strugës, akuzon VMRO DPMNE. Ata thonë se deponia ilegale, kryevepër e urbanizmit modern, është ide dhe realizim i kryetarit aktual. Ata shtojnë se një menaxhim e tillë e parave të banorëve të Strugës nuk ka ndodhur kurrë.
“Në periudhën nga viti 2018, përfshirë planin e vitit 2025, në pjesën e shpenzimeve kapitale për ndërtimin e deponive të mbeturinave, komuna e Strugës planifikoi të shpenzojë 81.000.000 denarë ose 1 milion e 317.000 euro kurse do të shpenzohen 72 milion e 500.000 denarë, pra 1 milion e 179.000 euro ose 89% e mjeteve të planifikuara të parashikuara në buxhet. Rrallë ndonjë program buxhetor i komunës së Strugës mund të mburret me efikasitet kaq të vazhdueshëm. Gjatë tetë viteve të fundit, për asgjësimin e mbeturinave nga operatorët juridik, komuna duhet të kishte mbledhur mbi 20.000.000 denarë (385.000 euro), mjete që nuk e dimë se si mblidhen dhe si përdoren”, thonë nga VMRO DPMNE Strugë.
Ndërkohë, deponia, e vendosur vetëm 500 metra larg shtëpive të para, vazhdon të helmojë banorët e Strugës, pavarësisht premtimeve të Merkos në fillim të mandatit të tij të tretë se do të zhvendoset në lokacion tjetër. Aktivistët civil kanë frikë se deponia mund të jetë përsëri cak i ndezjeve me zjarr, si në të kaluarën, pasi dy persona nga Prilepi dhe Struga u arrestuan disa ditë më parë pasi u kapën duke djegur dyshekë dhe duke shkrirë tela bakri në deponi.
“Supozoj se këta janë njerëz që kanë jetuar në atë deponi për kohë të gjatë dhe fitojnë prej saj. Mbledhin plastikë dhe hekur, të cilat i riciklojnë dhe më pas i shesin. Që të mos na ndodhin gjëra të tilla, qoftë duke djegur me dashje apo pa dashje deponinë e Strugës”, tha Gligorie Qatoski – aktivist qytetar./Alsat.mk



