Procesi i numërimit të votave përfundon në këto komuna

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në orën 16:00 të së martës, numërimi ka përfunduar në tri komuna – Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit procesi është mbyllur mbrëmjen e së hënës.

Në të njëjtën kohë, KQZ ka njoftuar se kanë nisur punën edhe tri Qendra të reja të Numërimit: në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Elezi ka sqaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tre procese paralele, që përfshijnë:

  • verifikimin e rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave,
  • verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,
  • si dhe numërimin e votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe 334 vendvotime për subjektet politike dhe kandidatët për Kuvendet Komunale.

Ndërkohë, në platformën zyrtare të KQZ-së kanë nisur të publikohen rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit,

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme