169 mijë e 435 qytetarë kanë votuar deri më tani në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Pjesëmarrja në votime është 8.6% deri në orën 11:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, fluksi i votuesve është rritet tani në mesditë dhe pritet që pasdite më shumë qytetarë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ndërkohë, në asnjë nga komunat nuk raportohen problematika. “Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”, u shpreh kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë në total rreth 2 milionë qytetarë.
Top Channel