Prodhuesit nga Kosova po protestojnë kundër importimit të vezëve nga Shqipëria

Para Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), në Prishtinë, prodhuesit e vezëve të Kosovës kanë nisur një protestë kundër importit të vezëve nga Shqipëria me çmim që, siç thonë oratorët, nuk e mbulon koston e prodhimit.

Kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Rama ka thënë se në këtë protestë përfaqësohen 164 fermerë. Sipas tij, nga Shqipëria importohen vezët me çmim prej 11 eurosh një pako, e cila përmban 360 vezë, kurse e njëjta në tregun e Shqipërisë shitet me 27 euro.

Ai shpjegon se ky çmim në Kosovë vie për shkak se nga Shqipëria sillet teprica e vezëve, kurse fermerëve nga Kosova u shkaktohen çdo ditë humbje në vlerë prej 16-miëj deri në 17-mijë euro.

Sipas tyre vazhdimi i importimit të vezëve nga Shqipëria dhe shitja e tyre me çmim të ulët në Kosovë po i dëmton bizneset e tyre.

Protestuesit u ankuan se me këto mallra po shkatërrohet ekonomia e Kosovës ndërsa institucionet e Kosovës po thirren në marrëveshjen e CEFT-as me vezë industriale.

Ditë më parë shpezëtarët kanë protestuar para AVUK-ut me të njëjtat kërkesa.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme