Duket se, pak a shumë, çdo lloj diplome do të të ndihmojë që të ecësh në korridoret e pushtetit politik të Evropës. Një hartë e përpiluar së fundmi nga platforma Reddit, me të dhënat e ofruara nga gazetari Pádraig Belton, vizualizon Evropën me ngjyra dhe profesione sipas diplomës së parë të studimit të secilit nga kryesuesit të shtetit.
Harta flet për një shumëllojshmëri fushash studimi, ku madje vihet re edhe mungesa e një diplome, në rastin e kryeministrit të Suedisë.
Megjithëse harta tregon një përzierje të fushave të arteve dhe degëve shkencore, rëndësia e dukshme e ligjit e bën atë shumë më pak interesante. Sipas gazetarit që ka bashkuar të dhënat, më interesante e bën faktin se kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka studiuar për zjarrfikës.
Duke vëzhguar në të gjithë fushat e studimit të liderëve evropianë, vihet re, sipas tij, në fushën e artit dhe shkencave sociale janë veçse 4 shtete, ndër të cilat Shqipëria, me diplomën “Artet e Bukura”, Franca me “Filozofi”, Holanda me “Histori”, shkruan “Monitor”.
Në këtë hartë dominon diploma në fushën e ligjit, përkatësisht 14 shtete, pjesa më e madhe e të cilave të Evropës qendrore, por edhe dy shtetet e gadishullit Iberik.
Në kundërshti të plotë me diplomën, që në rang botëror ka shpërndarjen më të madhe, ajo e biznesit, duket se liderët evropianë janë më tepër të fushës së shkencave humane. Liderë të tjerë sakaq sipas hartës, kanë studiuar për sociologji, marrëdhënie ndërkombëtare, gazetari, sociologji. Vetëm lideri italian ka studiuar për Shkenca Politike.
Një studim nga DDI, një kompani konsulence globale, bëri një zbulim të habitshëm: Të diplomuarit në shkencat humane performojnë më mirë si liderë, se sa atë me një diplomë MBA në një numër fushash thelbësore. Sikurse tregohet nga analiza e DDI, të qenit lider i mirë, i ka rrënjët në të qenit një folës i suksesshëm.
Përtej aftësive ndërpersonale, ata me diploma në shkenca humane kanë aftësi më të forta sipërmarrëse dhe janë më të orientuar drejt rezultateve.
Vlen të theksohet se Kosova nuk është përfshirë në këtë hartë.