Profesori amerikan: Shqipëria me ndihmën e Turqisë mund ta marr Kosovën dhe Maqedoninë

Walter Russel Mead, profesor i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, në një koment për Ëall Street Journal ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian
“Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirë-informuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë.

Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po “ndezin tenxheren”.

Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmua ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit.

Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë.

Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe”, shkruan Russel Mead, transmeton Lajmi.net.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur. “Ky kurs i ngjarjeve megjithatë nuk ka gjasë të ndodhë.

Meqenëse disa nga territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re.

Ekziston një realitet i rëndë i cili bazohet në shqetësimet e Gjermanisë. Ballkani po zhbllokohet, edhe Perëndimi tani duhet të shqetësohet më shumë për ndërhyrje ruse.

Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë pushtet në NATO dhe pavarësisht raporteve Turqi-Rusi, Erdogan po bashkëpunon ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin”, thuhet në komentin e profesorit të punëve të jashtme.

“Turqia dhe Rusia janë bashkuar nga kundërshtimi i tyre ndaj Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Rusët jo vetë që e urrejnë NATO-n, por e shohin BE-në si pengesë ndaj rolit historik të fuqisë së Rusisë në Evropë.

Turqia, po ashtu, është kthyer kundër Bashkimit Evropian, dhe po kërkon vepra kundër Gjermanisë dhe anëtarëve tjerë. Për Rusinë dhe Turqinë, aftësia për të shkaktuar probleme në Evropë dhe në Ballkan është me rrezik, dhe me kosto të vogël.

Perspektiva e anëtarësimit në BE për vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja ka bërë më shumë se çdo gjë për ta ruajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor.

Çdo vend ballkanik do të ishte më tepër pjesë e BE-së, sesa aleat i Rusisë apo Turqisë”, thotë ai.

Profesori pretendon se vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohen në BE edhe për një periudhë më të gjatë. “Por, shpresat për anëtarësim afatshkurtër në BE po veniten.

Evropa po e humb Britaninë dhe ka pasur shumë kohë të menaxhojë marrëdhëniet me anëtarët si Hungaria dhe Polonia. 27 anëtarët e BE-së kanë pak dëshirë që të marrin shtetet ballkanike, të cilat do të prisnin ndihmë financiare nga BE-ja kur buxheti i kësaj të fundit pas Brexit tashmë do të zgjerohet.

Serbët dhe shqiptarët po sinjalizojnë se nëse Perëndimi largohet, ata do të orientohen më në lindje, dhe kjo do të thoshte një kalim në një agjendë nacionalist me ndihmë ruse dhe turke”, thuhet në komentin e tij.

“A do të bëhet SHBA pjesë e lojës? Angazhimi në grindjet në Ballkan nuk është ideja e Donald Trump për politikën e zgjeruar.

Ashtu si presidenti Bill Clinton i cili luftoi dy vjet për të mbajtur SHBA-të jashtë luftërave të Jugosllavisë, Trump mund të jetë skeptik në ndërhyrjen dhe trajtimin e një raundi të ri për luftërat ballkanike, me ndjeshmërinë që Obama e shfaqi së fundi në Siri. Kjo do të ishte një gabim i rëndë.

Ndonëse grindjet në Ballkan janë të parëndësishme krahasuar me problemet më të mëdha në vende tjera, ajo që ndodhë në Ballkan nuk qëndron gjithmonë aty, dhe NATO dhe BE-ja mund të tronditen në thelb nga një raund tjetër gjakderdhjeje në Ballkan. Kriza ka potencial për të ripërcaktuar raportet SHBA-BE për dekada të tëra”, është shprehur profesori i Universitetit të Brandit.

“Evropianët argumentojnë se ka investime të vogla amerikane, dhe diplomacia aktive dhe ndërtimi i forcave amerikane në Kosovë do të mund të shkojnë më shumë.

Evropianët që shqetësohen për paqen në Ballkan duhet të mendojnë se si ta bindin Shtëpinë e Bardhë për tu angazhuar më shumë për këto çështje.Solidariteti i NATO-s, mbrojtja nga Rusia, mund të mos jenë të mjaftueshme për Trumpin”, përfundon komenti i Ëalter Russel Mead.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme