Çmimet e karburantit, gazit dhe grurit në vend mund të priten të rriten pasi fillimi i luftës në Ukrainë shkaktoi rritje të çmimit të këtyre produkteve në tregjet botërore.
Siç tha profesori universitar Zoran Ivanovski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, rritja e çmimit të naftës vazhdon.
“Nuk e di nëse ndërhyrja e OPEK-ut do të ketë sukses, andaj mund të presim rritje drastike në tregun e karburanteve, që sigurisht do të reflektohet si ndikim i kushtueshëm edhe në ekonominë vendase. Sa i përket gazit, situata është e ngjashme”, ka thënë Ivanovski./ Alsat.mk