Profesori nga Parisi “shpërthen” ndaj kundërshtarëve për hapjen e Urës: Skutha të dreqit, ikni se nuk patët…

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj njerëzve që janë kundër hapjes së urës në Mitrovicë.

Kraki përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se është duke tentuar të kuptojë si mund të ekzistojë parti politike, media e analista që janë kundër hapjes së urës.

Sipas tij, të njëjtit kanë qenë kundër kryetarëve shqiptarë në veri, kundër policisë së Kosovës në veri, kundër vendimit për tabelat e veturave në veri, kundër vendimit për dinarin në veri, kundër çdo gjëje që dëshmon shtetësinë e Kosovës në veri.

“Këta e donin dhe duan një gjë të vetme në veri, që veriu të mbetet siç ka qenë, d.m.th. totalisht serb dhe kriminal. Se kështu e duan veriun diplomatët”, ka shkruar Kraki.

Në fund, ai i ka quajtur të gjithë skutha që nuk kanë miligram guxim të flasin çka është e drejtë dhe e duhur.

Postimi i plotë:

Skuthizmi si pozicion politik

Une ende jam n’tentim me kuptu qysh munden me ekzistu parti politike, media e analista qe jane kunder hapjes se ures ne Mitrovice. WTF!

Nejse, edhe une jam tranu. Po harroj qe te njejtit ishin kunder kryetareve shqiptarë ne veri, kunder policise se Kosoves ne veri, kunder vendimit per tabelat e kerreve ne veri, kunder vendimit per dinarin ne veri, kunder çdo gjeje qe deshmon shtetesine e Kosoves ne veri. Keta e donin dhe duan nje gje te vetme ne veri: qe veriu te mbetet siç ka qene, dmth totalisht serb dhe kriminal. Se keshtu e duan veriun diplomatët.

Dhe, edhe pse ne secilen pike, koha deshmoi se keta kane qene gabim, skuthat e dreqit s’ka kush qe i nxjerre nga idiotizmi politik i dragodanizuar « te hujt po thojne kshtu ».

Ikni o skutha po qysh s’e patet nje miligram guxim me fol çka është e drejte dhe e duhur bile ne raste si ky le uren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme