Profesori që e rrëzoi studentin 23 herë nga provimi | VIDEO

Studentët e FIEK-ut akuzojnë profesorin Ilir Limani për padrejtësi gjatë vlerësimit.


Luljeta Gashi, studente e vitit të dytë në UP, ka dhjetë herë që provon ta kalojë provimin në lëndën Sinjale dhe Sisteme.

Por që dy vjet, studentja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nuk po arrinë ta japë provimin tek profesori Ilir Limani.

Ajo konsideron se problemi qëndron tek mënyra e vlerësimit të profesorit.

Problemin e njejtë si të Luljetës e kanë edhe dhjetra studentë të tjerë të këtij fakulteti.

Ka nga ata që janë rrëzuar 23 herë nga provimi.

Prandaj, ata me anë të një peticioni kërkuan nga dekanati i Fakultetit….. zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm.

Lista me kërkesat e 105 studentëve që nënshkruan peticionin ishin të shumta.

Donjeta Mejtani, përfaqësuesi e këtij grupi, tregon se ata kërkuan nga menaxhmenti formimin e një komisioni për vlerësimin e punës së profesorit Limani.

Në anën tjetër, përveç që pranoi kërkesën për zgjatjen e orës se provimit, dekani i këtij fakultetit, Enver Hamiti, vendosi që të ofrohen orë shtesë për lëndën Sinjale dhe Sisteme, në mënyrë që të ndihmohen studentët.

Por, këto vendime të menaxhmentit të fakultetit nuk e kënaqën këtë grup të studentëve.

Ata bënë një sondazh me 200 studentë, të cilët u deklaruan mbi lëndën problematike Sinjale dhe Sisteme.

Por, profesori lëndës Ilir Limani prapa kamerës së T 7, ka theksuar se vlerësimi i tij ndaj studentëve ka qenë korrekt.

Ndërsa përmes një emaili dërguar në adresë të emisionit Frontal, ai thotë se ndjehet i shqetësuar nga ankesat e studentëve.

Megjithatë, kështu nuk mendon Luljeta e cila ka paraqitur provimin edhe këtë afat për të 11 herë.

Por, kjo mund të jetë edhe hera e fundit.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës, në një përgjigje për Frontal, ka thënë se ata nuk kanë pranuar asnjë peticion dhe as ndonjë ankesë në lidhje më këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme