Edi Rama pasi tentoi në fillim të viteve 90-të që të infiltrohej brenda Partisë Demokratike, pasi dështoi të krijonte një parti ekstremiste kristiano-islamike, më pas një tjetër me Spartak Ngjelën, për disa vite zgjodhi emigracionin kryesisht i vendosur në kryeqytetin e Francës, Paris. Për atë periudhë ai është akuzuar se është hetuar për trafik veprash arti dhe më konkretisht, ikonash mesjetare të vjedhura. Ndër akuzuesit më të besueshëm dhe të mëdhenj ka qenë vetë ish-kryeministri socialist Fatos Nano, por edhe shumë zëra të tjerë publik.
Papritur, në vitin 1998, ndërsa ndodhej në Shqipëri për funeralin e babait të tij, Rama, mori një telefonatë nga kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Fatos Nano, i cili i kërkoi që ai të shërbejë si ministër i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Rama vendosi ta pranonte ofertën, duke u futur kështu zyrtarisht në politikë. Këtu nis edhe njohja e tij me tërheqjen magnetike të pushtetit. Njerëz të afërt tregojnë, se ai ka një nevojë patologjike për pushtetin të ngjashme me urinë e vampirëve për gjak.
Si ministër Kulture ai do të mbahet mend për konfliktualitetin e madh që krijoi me komunitetin e artistëve, si dhe për planin e tij për të prishur Teatrin Kombëtarë, i cili u hodh poshtë nga vetë socialistët. Shfaqi hapur një oreks të madh për të ecur më tej në karrierën politike. Hapi radhës ishte sigurimi i kandidimit nga ana e PS-së, për kryetar i bashkisë së Tiranës.
I mbështetur fuqimisht edhe nga media, Rama morri shumë shpejt emër të madh brenda socialistëve kështu që nisi zbatimin e planit për të marrë drejtimin e partisë. Ai e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 11 vjet, por në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 Rama që kandidonte për herë të katërt, humbi ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës. Për periudhën që ka qenë ministër kulture dhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit, Rama pati akuza konkrete dhe një hetim parlamentar të drejtuar nga ish deputeti Sokol Olldashi. Abuzimi me financat, tenderat dhe veçanërisht me lejet e ndërtimit, janë në një dosje gjigante që ende gjendet në bodrumet e prokurorisë.
Në tetor 2005 duke bërë lojëra të dyfishta, herë me Ilir Metën dhe herë me Fatos Nanon, Rama arriti që të kapë drejtimin e Partisë Socialiste edhe pse në fazën e parë të kongresit program i tij rrëzua. U përfol për blerje- shitje delegatësh, pasi buxheti i krijuar nga lejet e ndërtimit në bashki ishte shumë i madh. Gjithsesi njësoj siç bëri në bashki, Rama u kujdes që të nis brenda PS-së konsolidimin e një sekti besnik ndaj tij, duke nisur në disa faza spastrimin e figurave historike të PS-së.
Ky grupim “përtej bindjeve ideologjike dhe partiake”, do të pagëzohej me emërimin “Rilindja”. Ai ka simbolet e veta të cilat zëvendësohen nga ato të PS-së, vetëm kur Edi Rama kërkon vota nga socialistët. Opozita e Edi Ramës u karakterizua nga padurimi për të marrë qeverinë; Bllokim i vendit për të hapur negociatat me BE-në, braktisje të gjata të parlamentit, mosnjohje zgjedhjesh, tentativë antikushtetuese për të hapur kutitë, greva urie, protesta të dhunshme etj.
Në 1 prill të vitit 2013, pasi etja për pushtet prevaloi mbi luftën dhe urrejtjen që kishte shfaqur ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, ai firmosi një koalicion që do ta sillte më në fund në majën e pushtetit.
Por nuk ishte vetëm pragmatizmi me Ilir Metën që e bëri më në fund kryeministër. Siç doli më vonë edhe me fakte, Edi Rama nëpërmjet një plani dhe strategjie të detajuar, bashkëpunoi fortë me krimin në të gjitha nivelet për të kapur pushtet. Eksponentë të tyre arriti që ti fusë, edhe në parlament duke ju dhënë imunitet. Të tjerë gjetën strehë në pushtetin lokal dhe qindra në administratë, deri në nivele të larta.
Por nuk ishte vetëm ky shpërblimi dhe aleanca për zgjedhjet e radhës dhe fitimin e tyre në vitin 2017. Nëse sheh me kujdes listën e biznesmenëve që kanë fituar tendera, koncesione, punë publike, troje shtetërore etj, janë shumica me të kaluat të errët, lidhje dhe financa të dyshimta. Të gjithë dalin më pas të përfshirë në afera për shitje blerje votash, siç u vërtetuan dosjet 339 dhe 184. Vetëm nga përgjimet e zbardhura deri më tani rezulton se në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Dibër krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 kur ai mori edhe timonin i vetëm.
E njëjta skemë, të njëjtët aktorë, të njëjtët kandidatë apo përfaqësues të tyre, u denoncua se u bë aktive, edhe për zgjedhjet e sotme të 25 prillit. Ata që i kapi ligji i dekriminalizimit janë aktualisht drejtues të fushatave të PS-së, nëpër çdo qark të vendit. Edi Rama për 8 vitet që qeverisi Shqipërinë do të mbahet mend, edhe për skemën gjigante korruptive të koncesioneve dhe PPP-ve. Në një raport të fundit, FMN, paralajmëroi fortë qeverisë shqiptare për financimet e veprave me anë të Partneritetit Publik Privat duke e konsideruar si një nga rreziqet më të mëdha që i kanoset ekonomisë së vendit.
Gjatë dy mandateve Rama ka dhënë më shumë se 200 projekte PPP (ose 31 përqind e Produktit të Brendshëm Bruto), një shifër kjo që ka alarmuar edhe të gjitha organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë parlamenti i kontrolluar prej tij ka miratuar, edhe disa kontrata të tjera me vlerë qindra milion euro. Gropa e tej-madhe në buxhet bëri që edhe dy fatkeqësitë tërmeti dhe pandemia të lënë qindra mijë qytetarë në mëshirë të fatit dhe të përballojnë vetë situatën.
Pavarësisht se kjo fushatë elektorale për zgjedhjet e 25, u duk si e qetë nga ana e politikës, gjaku nuk mungoi. Ngjarja e Elbasanit shënjoi kulmin dhe nxori në shesh se skema e vjetër e Ramës për të blerë zgjedhjet me anë të krimit, vazhdoi më e kurdisur se kurrë. Etja e pakontrolluar për pushtet që karakterizon Edi Ramën, siç thonë edhe miqtë e tij i ngjason gjakderdhjes që shkaktojnë vampirët. Kjo etje shpjegon pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe qeverisë;
Pushteti i siguruar nga kriminelët dhe oligarkët shpjegon, se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe u dha pafajësi krerëve të bandave dhe pse çdo tender, licensë, PPP dhe punë publike shpërndahet vetëm në 4-5 duar. Pushteti i siguruar nga bota e nëndheshme shpjegon se pse Edi Rama bëri që Shqipëria të kthehet në bazë logjistike të trafikut të kokainës dhe heroinës. Etja dhe mbajtja e pushtetit me çdo kusht shpjegon se pse sot Edi Rama është përfshirë personalisht në operacione gjigante të pastrimit të parave nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, tek aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP e deri te plani për grabitjen e dhunshme të Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe pastrim parash.
Etja e tij për pushtet shpjegon, se përse ai ka frikë nga vota e lirë dhe po përgjak vendin për majën e pushtetit ku i duket vetja Zot!
© SYRI.net