Profile “fake”, Eksperti:Politikanëve iu ka rënë ndjekja, Ramës iu fshinë 13 mijë llogari

Eksperti, Blerim Gjeladini, teksa ka folur për politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale në vendin tonë, është shprehur se në ditët e sotme është trend që njerëzit të hapin fake account, ndërsa algoritmi i largon ato.

Sipas tij në një rankim kombëtar, kreu i PD Sali Berisha është i pari për klikime në Facebook, ndërsa ndiqet nga kryeministri Rama.

Gjeladini tha në A2 se në llogarinë e kryeministrit ka shumë profile false dhe vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari.

“Ne kemi bërë dhe një rankim në rang global, por dhe kombëtar kemi dy periudha, atë së fundmi, se kemi një ngjarje të re që është rikthimim e Berishës, i cili së fundmi është i pari. Ai vazhdon të jetë i pari për klikime në Facebook, pastaj vjen zoti Rama dhe të tjerët. Kemi një matje interesante për primaret që kanë sjellë një aktivizim të opozitës, sidomos në FB që janë më lartë se politikanët e tjerë në Shqipëri. Edi Rama është i dyti, por ka një trend negativ, krahasim me reagimin për postime. Trendi është me vetë personi. Mesatarja e reagimit është më e vogël se periudha paraprake. Ne aplikojmë një filtër. Është trend që njerëzit hapin fake account, algoritmi ynë i largon ato. Në llogarinë e kryeministrit ka shumë llogari false. Vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari false. Shumë politikanëve iu ka rënë shumë ndjekja pasi kanë thyer rregullat e rrjetit social”, tha Gjeladini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme