Programet e LSE në “Luarasi”- Pedagogia Ademi: Përgatisin individin për tregun global, studentët ekspozohen ndaj një rrjeti ndërkombëtar alumni

Programet prestigjioze të London School of Economics (LSE), të ofruara nga Universiteti “Luarasi”, po cilësohen si një derë reale drejt tregut global të punës dhe zhvillimit profesional për studentët shqiptarë.


E ftuar në News 24, pedagogia Leudita Ademi theksoi rëndësinë e përgatitjes që këto programe ofrojnë, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në ndërtimin e lidhjeve ndërkombëtare.

“Burimet dhe aksesi në teknologji është një vlerë absolute. Programet e LSE lejojnë akses të logohen në bibliotekat që kanë literaturën më të fundit, në infrastrukturë dhe logjistikë që është më e avancuar. Përgatitja për tregun global LSE e thekson shpesh. Janë të orientuar drejt individi që të ekspozohet në të gjithë tregun global,” deklaroi Ademi.

Pedagogia theksoi gjithashtu se studentët nuk duhet të kufizojnë horizontet e tyre vetëm brenda Shqipërisë, pasi mundësitë që ofrojnë programet e LSE janë shumë më të gjera.

“Studentët që mbarojnë në Shqipëri pse të shikojnë mundësi punësimi vetëm në Shqipëri. Ka bashkëpunime me institucione të fuqishme në sektorin publik dhe privat për ta ekspozuar studentin,” u shpreh ajo.

Një tjetër pikë e fortë e këtyre programeve është ndërkombëtarizimi dhe rrjeti i gjerë i kontakteve që krijohen që në fazën e studimeve.

“Ka dhe diversitetin e studentëve, që studentët e LSE vijnë nga kombësi të ndryshme. Të gjithë uork shop, summer camp, i ekspozojnë studentët drejt një rrjeti, ka një netuork. Alumni janë mbi 200 mijë studentë që janë punësuar në institucione prestigjioze. Të ekspozohen në këto rrjete është një arritje shumë e madhe,” përfundoi Ademi.

Leudita AdemiBurimet dhe aksesi në teknologji është një vlerë absolute. Programet e LSE lejojnë akses të logohen në bibliotekat që kanë literaturën më të fundit, në infrastrukturë dhe logjistikë që është më e avancuar. Përgatitja për tregun global LSE e thekson shpesh. Janë të orientuar drejt individi që të ekspozohet në të gjithë tregun global.

Studentët që mbarojnë në Shqipëri pse të shikojnë mundësi punësimi vetëm në Shqipëri. Ka bashkëpunime me institucione të fuqishme në sektorin publik dhe privat për ta ekspozuar studentin. Ka dhe diversitetin e studentëve, që studentët e LSE vijnë nga kombësi të ndryshme. Të gjithë uork shop, summer camp, i ekspozojnë studentët drejt një rrjeti, ka një netuork. Alumni janë mbi 200 mijë studentë që janë punësuar në institucione prestigjioze. Të ekspozohen në këto rrjete është një arritje shumë e madhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme