Pas zv/kryeministres Gërkovska edhe numri një i Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska me kritika të ashpra ndaj prokurorit Lubomir Jovevski. Ivanovska në programin 200 që transmetohet sonte në orën 21:50 në Alsat tha se për shkak të rezultateve jo të kënaqshme kryeprokurori nuk meriton që të avancohet në pozitën e gjykatësit kushtetues. Nga ana tjetër kreu i Këshilli të Prokurorëve Antonio Jolevski tha se nuk kanë dëshmi që të ketë pasur lobime politike për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë kundër Krimit.
“A duhet avancuar Kryeprokurori i Shtetit, ose jo, po të isha unë në vendin e tij, me rezultate të tilla, nuk do të mendoja të kandidohem për funksion të tillë, çfarë tu them. Pra, me atmosferë të këtillë në publik, me këto kritika, për punën e prokurorisë, ku ai është njeriu i parë, vështirë se mundet të merret me publikun, duke thënë se po unë duhet të jem Gjykatës Kushtetues, nuk e di. Sipas meje, jo”, Biljana Ivanovska, kryetare e antikorrupsionit.
“Nuk kemi asnjë informacion që dikush ka lobuar, sepse asnjë nga prokurorët nuk na është drejtuar, as nuk kemi marrë raport anonim që po ndikohet te këta prokurorë. Le të themi që një nga prokurorët të dorëzojë në mënyrë anonime, për të parë se ka një raport anonim përmes ndonjë prokurorie, se dikush ka pasur ndikim ndaj dikujt. Nuk kemi diç të tillë. Nuk mund të themi se prokurorët kanë vuajtur këtë apo atë lloj presioni, derisa të guxojnë, pra të bëhen sovran në punën e tyre dhe të kenë integritet. Nuk mundemi, do të shohim që janë në nivelin e spekulimeve se dikush ka ushtruar këtë apo atë ndikim. Unë mendoj se mjaftojnë prokurorët, jo vetëm që janë të rritur, ata kanë integritetin e tyre dhe duhet ta thonë nëse dikush ka ushtruar ndikim mbi ta, dhe ta ndjekin nëse dikush ka ushtruar ndikim, e jo vetëm ta thonë. Sepse, kjo është puna e tyre”, Antonio Jolevski, kryetar i këshillit të prokurorëve./Alsat.mk