Programi ekonomik i PD/ Taksa e sheshtë, 110 mijë vende pune, heqje taksës mbi naftën

Partia Demokratike shpalosi para qytetarëve programin ekomomik për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryedemokrati Lulzim Basha parashtroi pikat e programit, ndërsa nuk i cilësoi si premtime elektorale, por si zotime konkrete.

Edlira Gjoni, pedagoge e komunikimit e ftuar në studion e Euronews Albania komentoi këtë program, që iu prezantua qytetarëve. Ajo nënvizoi se ky është një hap pozitiv, për Partinë Demokratike pavarësisht se u shpreh skeptike për realizimin e tij në praktikë.

“Lajmi shumë i mirë është se PD-ja tashmë e ka një program. Programi është i përmbledhur shumë mirë. Programi për mua është i mirë”, tha ajo.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, pedagogia e njohur u ndal konkretisht tek zotimi i selisë blu për hapjen e të paktën 110 mijë vendeve të punës. Ajo tha se ky premtim është më realist nëse krahasohet me atë të Partisë Socialiste në 2013, kur kjo e fundit premtoi për shqiptarët hapjen e 300 mijë vende të reja pune.

Për znj. Gjoni nëse në Shqipëri nuk krijohet një klimë konkurruese dhe e drejtë për biznesin vendas e të huaj nuk mund të hapen aq vende pune, siç u zotua publikisht këtë të enjte Partia Demokratike.

“A është i realizueshëm? Nuk është realizueshëm për aq kohë sa klima e biznesit nuk është konkurruese. Po nuk erdhi biznesi i i huaj nuk hapen këto vende pune. Premtimi i PD-së është më afër realitetit se sa 300 mijë vende punë që premtoi PS-ja në 2013. Unë e shikoj të vështirë hapjen e 110 mijë vende pune”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme