Programi i Veselit për zhvendosjen e pagesës së TVSH-së

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka postuar një Infografikë, ku sqaron procesin e zhvendosjes së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit.

Veseli ka thënë se kjo politikë e lufton informalitetin dhe e rrit konkurrencën e ndershme.

“Reforma ime për zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga dogana në kufi te transaksioni me konsumatorin brenda vendit do të bëhet përmes krijimit të një Agjencie të veçantë për TVSH-në. Ky institucion i specializuar do t’i monitorojë lëvizjet e mallit dhe pagesat e detyrimeve tatimore prej plotësimit të Deklaratës së TVSH-së kur zhdoganohet, deri kur përfundon në duar të konsumatorëve. Në këtë mënyrë luftohet informaliteti, duke rritur konkurrencën e ndershme dhe të hyrat e buxhetit të shtetit.

Votojeni PDK-në dhe numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme