Programi nis në korrik, 1253 familje në nevojë përfitojnë nga strehimi social në 35 bashki!1 miliard lekë nga buxheti i shtetit

Programi Kombëtar i Strehimit Social do të ndihmojë 1.253 familje në nevojë në 35 bashki të vendit.


Nga buxheti i shtetit është miratuar një fond prej 1 miliard lekësh për restaurimin e banesave. Përfituesit janë kryesisht familje me ndihmë ekonomike, nëna kryefamiljare, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar dhe emigrantë të rikthyer. Numri i përfituesve është dyfishuar krahasuar me vitet e kaluara. Familjet janë përzgjedhur nga këshillat bashkiakë dhe janë verifikuar nga komisioni i vlerësimit. Financimi do të nisë në muajt korrik-gusht 2025. Fondet do t’u kalojnë bashkive fituese. Bashkitë do të ndjekin procedurat e prokurimit dhe tenderimit. Punimet për restaurimin e banesave do të nisin menjëherë pas tenderimit. Programi synon të përmirësojë kushtet e jetesës për shtresat në nevojë.

DETAJET E PROGRAMIT

Mbi 1200 familje do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit social. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, 35 bashki janë shpallur fituese me një vlerë investimi rreth 1 miliard lekë nga buxheti i shtetit. “Përfitojnë 1.253 familje të ardhura nga bashkitë e vendit, të miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Padyshim numri i tyre ka qenë dyfishi i tyre, por në zbatim të kontrollit që është bërë nga komisioni i vlerësimit ka rezultuar se 1.253 familje që do t’i nënshtrohen restaurimet të banesave.

Vitet që kemi lënë pas kanë qenë vite të cilët përfitues kanë qenë rreth 700-800 familje, ndërkohë ketë vit kemi të bëjmë me një dyfishim të saj. Për 1.253 familje është miratuar një fond prej 1 miliard lekësh”, – deklaroi drejtoresha e Strehimit Social, Dardana Grabovaj. Sipas drejtoreshës së Strehimit Social, Dardana Grabovaj; Ministria e Ekonomisë ka përzgjedhur edhe individët përfitues, të cilët vijnë kryesisht nga shtresat në nevojë. Ky është një program, i cili i vjen në nevojë familjeve me ndihmë ekonomike, nënave kryefamiljare, të moshuar, vetmuar, familje më persona me aftësi të kufizuar, familje, emigrantë të rikthyer, pra janë kategori sociale për të cilat të ardhurat e tyre janë të ulëta, po dhe fare. Financimi do të fillojë korrik-gusht dhe zhvillimi i projektit po në këto muaj radhazi”, – tha ajo.

Për të 35 bashkitë që janë shpallur fituese do të alokohen fondet nga ministria e Ekonomisë. Më pas nis procedura nga bashkitë për prokurimet dhe tenderimet dhe menjëherë fillojnë punimet te secila banesë e përzgjedhur.

Screenshot_4

AMBICIA PER 2030

Në mars, qeveria shpalosi planin ambicioz për strehimin e familjeve shqiptare përmes programeve të strehimit social dhe një fondi të dhjetëfishuar. Një gjë e tillë do të vijë gradualisht deri në vitin 2030, ku qytetarët do të kenë më tepër shanse për të përfituar nga një prej programeve të strehimit: nga banesat me çmim të ulët, banesat me qira shumë të ulët deri te banesat me program kredie me interesa zero apo të ulëta. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja fondet do të fokusohen për bashkitë që nuk kanë mundësi.

Deri në 2030 do të mbështeten rreth 50 mijë familje nga një program 300 milionë euro për paketën e strehimit për familjet, studentët dhe emigrantët. “Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 milionë euro programi sot, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, pra ta 10-fishojmë”, – tha Gonxhja, teksa shtoi se reforma e strehimit social do ri modelohet për të qenë proporcional, në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi, por edhe të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit./Gazeta Panorama 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme