Progresi, publikohet raporti i KE-së

Gazetare: Fatlume Dervishi

Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian e vlerëson Maqedoninë si shembull të mirë të një shoqërie multietnike. Por, shefi i diplomacisë së BE-së Zhozef Borell, gjatë prezantimit të raportit në kuadër të pakos për progresin në rrugën Evropiane të vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale, nuk përmendi aspak zhvillimet e fundit që kanë gërvishtur raportet ndëretnike, si ai me shfuqizimin e balancuesit nga Gjykata Kushtetuese dhe paralajmërimet se i njëjti fat kërcënon edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. Këtë nuk e përmendi as komisioneri për zgjerim Oliver Varheji.

Të dy përfaqësuesit e BE-së thanë se shumë nga vendet kandidate, përfshirë Maqedoninë, janë të harmonizuara me politikat e jashtme të BE-së.

“Disa nga partneret tona janë plotësisht të harmonizuara me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë dhe këtu mund të përmend Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën e cila rreshtohet vullnetarisht”, tha Zhozep Borell, shef i diplomacisë së BE-së.

Kur flet për raportet ndëretnike, Komisioni Evropian vendos theksin në konotacion negative në moszbatimin e ndryshimeve kushtetuese nga ata e Maqedonisë së Veriut, për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.
Raporti i progresit
“Marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinje duhet të zbatohen në mirëbesim nga të gjitha palët, përfshirë Marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi ndërpartiak është thelbësor për të përshpejtuar zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, në interes të qytetarëve. Megjithë përpjekjet, deri më tani, nuk është bërë asnjë përparim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, me qëllim që në Kushtetutë të përfshihen edhe qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e popujve të tjerë, si bullgarët, siç përmendet në Konkluzionet e Këshillit të 18 korrikut 2022, të cilat vendi u angazhua t’i nisë dhe t’i arrijë.”

Në dokument thuhet se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura këtë vit u zhvilluan “kryesisht në mënyrë të rregullt”, ishin konkurruese dhe u respektuan liritë themelore dhe legjislacioni zgjedhor ofron një kornizë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Për sa i përket Kuvendit, theksohet se ai i kryen kompetencat e tij kryesisht në mënyrë të kënaqshme, por se polarizimi politik vazhdon brenda tij dhe miratimi i reformave të rëndësishme dhe disa emërime u vonuan…

Raporti i progresit

“Parlamenti duhet ta planifikojë dhe ta miratojë me kujdes axhendën e tij dhe të kufizojë përdorimin e procedurave të shpejta legjislative ose përdorimin e papërshtatshëm të “flamurit të BE-së”, gjë që qenë praktikë deri tani.”

Raporti gjithashtu tregon se vendi është angazhuar në mënyrë aktive në zbatimin e Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përmes katër shtyllave të tij – integrimi gradual në tregun e përbashkët të BE-së, integrimi ekonomik rajonal, reformat themelore dhe rritja e mbështetjes financiare.
Raporti përfshin periudhën nga shtatori 2023 deri në shtator 2024. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme