Projektet kapitale, peng i bllokadës së Kuvendit në Lipjan

Përfaqësues të OJQ “YAHR” në Lipjan kanë akuzuar pozitën e opozitën në këtë qytet për neglizhencë në mosgjetjen e një zgjidhjeje për miratimin e buxhetit derisa një varg projektesh kapitale po zvarriten, e midis tyre edhe shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ndërkaq 14 klube sportive prej disa muajsh nuk po mund t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre shkaku i mungesës së mjeteve buxhetore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bllokimi i KK-së në Lipjan prej rreth 2 muajsh po vazhdon të mbetet sfidë për Ekzekutivin, derisa kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti (LDK) e pati prishur marrëveshjen e koalicionit me AAK-në shkaku i mosshkarkimit të dy drejtorëve.

Ndërkohë Kuvendin me shumicë të numrave e përbëjnë subjektet opozitare PDK dhe AAK, të cilët vazhdimisht po tentojnë emërimin e një kryesuesi të ri nga opozita, duke u bazuar në Ligjin e vetëqeverisjes lokale, mirëpo deri tashti kërkesat e tyre po refuzohen nga niveli qendror dhe ai lokal.

Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në OJQ “YAHR” në Lipjan, i cili monitoron zhvillimet e kësaj komune, nëpërmjet një shkrese ka akuzuar pozitën e opozitën për mosmiratim të buxhetit derisa projekti për ndërtimin e lapidarit të martirëve në disa fshatra dhe ngritja e shtatores së “Adem Jasharit” në sheshin e Lipjanit po zvarriten, ndërkohë klubet sportive nuk po mund t’i realizojnë aktivitetet e tyre, shkaku i bllokimit të Kuvendit i cili është organi i vetëm për miratim të subvencioneve prej 2 mijë eurosh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme