Projektligjet për paketën e maleve dhe TVSH-në, Celibashi-Kuvendit: Mos i shqyrtoni në seancë plenare, mund të krijohet perceptimi i përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar lidhur me miratimin e dy projektligjeve të diskutuara sot në seancën publike, atë të “Për paketën e maleve” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi shkruan se politikanët nuk duhet të diskutojnë në seancën plenare të ardhshme të Kuvendit këto dy projektligje, pasi mund të krijohet perceptimi se po përdoren mjetet ligjore për qëllime elektorale.

“Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike.”, argumenton ai.

Një gjë të tillë, bie ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor.

Postimi i plotë:

Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.
Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike.
Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme