Projektligji për demarkacionin (s’)ndryshon

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar nëse do të pësojë ndonjë ndryshim projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit nga versioni fillestar, i cili ishte tërhequr nga kryeministri Mustafa, shtatorin e vitit të kaluar.

Projektligji përmban vetëm katër nene përfshirë edhe klauzolën për rishikim të marrëveshjes nëse gjenden fakte të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas nenit 2, dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve.

“Dispozitat e kësaj marrëveshje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim. Me pajtimin e palëve, për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar”.

Pjesë përbërëse të këtij ligji janë Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015 si dhe dokumentacioni zyrtar i Komisionit shtetëror për shënimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi. Në anën tjetër, Parlamenti malazez e ka ratifikuar këtë marrëveshje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme