Prokurorët në inspektim të jashtëzakonshëm në Prokurorinë Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Një ditë pasi kryeprokurori Ljupço Kocevski paralajmëroi se do t’u japë prioritet lëndëve kundër krimit dhe korrupsionit, siç duket kështu edhe ka vepruar. Kryeprokurori Ljupço Kocevski ka dërguar të gjithë prokurorët në inspektim të jashtëzakonshëm në Prokurorinë Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, me të cilën udhëheq prokurori Islam Abazi. Qëllimi i inspektimit siç njoftuan nga Prokuroria, është të mbikëqyret puna dhe veprimet e deritanishme të prokurorëve publik, në bazë të nenit 21 nga ligji për prokurori publike. Nga Prokuroria njoftojnë se deri në fund të vitit, do të bëhet inspektim edhe mbi veprimet e repartit për ndihmë ndërkombëtare juridike në Prokurorinë Publike dhe mbi zyrën për lidhje me eurodrejtësinë në prokurorinë republikane. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme