Prokurori: Është vërtetuar kryerja e veprës penale nga Albin Kurti

Prokurori Valdet Gashi tha në gjykatë se është vërtetuar kryerja e veprës penale nga Albin Kurti.

Prokurori Valdet Gashi në fjalën përfundimtare në gjykimin e katër deputetëve të Vetëvendosjes, tha se nga video-incizimet është vërtetuar se Albin Kurti ka kryer veprën penale.

Në këtë proces gjyqësor Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli akuzohen në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellëse në seancat e Kuvendit.

“Për të akuzuarin Albin Kurti, është vërtetuar se ka kryer veprën penale nga video-incizimet. Ndërsa, është vërtetuar se Albulena Haxhiu ka ndihmuar Albin Kurtin duke i dhënë mjetin të cilin më pas ai e përdor [gazin lotsjellës]”, tha prokurori Gashi.

Prokurori tha se edhe deputetët janë penguar në kryerje të detyrës.

“Është vërtetuar gjithashtu, se është kryer vepra penale e pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës, në këtë rast deputetët janë penguar të kryejnë funksionet e tyre si pasojë e gazit lotsjellës”, tha prokurori Gashi.

Ai i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë të fajshëm dhe t’i dënojë në bazë të legjislacionit në fuqi.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Por sot prokurori hoqi dorë nga ndjekja penale e Faton Topallit për përdorim të armës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme