Prokurori i Shtetit të RK (nga Breznica e Bujanocit) Lulzim Sulejmani është aksidentuar rëndë mbrëmë pas mesnate, duke marr lëndime të rënda trupore, lëndime kanë marr edhe tre persona tjerë. kurse prokurori i shtetit te Kosovës është dërguar menjëherë për shërim në Beograd.
Lulzim Sulejmani që është prokuror në zyrën e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi u aksidentuar mbrëmë vonë derisa po kthehej nga një aheng i organizuar nga Prokuroria e Gjakovës.
“E kemi pasur një ndejë të fundvitit, ne Prokuroria e Shtetit. Kam biseduar në mëngjes me të, gjendja e tij është shumë e rëndë. Vetura ka dalë nga rruga”, ka shtuar ai.
Selimaj ka thënë se për detaje tjera duhet të kontaktoni me Zyrën e Kryeprokurorit, Alekander Lumezi, por, askush prej tyre s’është përgjigjur. As Zëdhënësja Liridona Kozmaqi dhe as Zëdhënësi i Këshillit Prokurorial, Ekrem Lutfiu.