Prokurori i Tiranës Arben Nela është shkarkuar nga detyra, duke mos e kaluar dot Vetingun. Trupa gjykuese përbehej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.
Në deklaratën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se Nela nuk ka bërë fshehje të pasurisë, pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë.
Prokurori Nela ka deklaruar se ka marrë borxh për blerjen e apartamentit, duke u shprehur se nuk ka fshehur pasurinë duke thënë se ILDKPI nuk e ka bërë llogarinë siç duhet.
Sipas tij, ILDKPI ka interpretuar qëllimisht pasuritë e tij.
Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Fierit, ndërsa është transferuar në vitin 2006 në Durrës, ku ka shërbyer deri në 2008. Ai ushtron detyrën në Prokurorinë e Tiranës që prej vitit 2008 kur është larguar nga Durrësi.