Prokurori italian: Mafia shqiptare u forcua falë korrupsionit

 

Mafia shqiptare është forcuar edhe falë korrupsionit të lartë në vendin tonë. Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, e cilësoi mafien shqiptare si ndër më të rrezikshme të Europë, që sipas tij është forcuar e konsoliduar vitet e fundit nëpërmjet korrupsionit

 Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri deklaron se mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri falë edhe korrupsionit të lartë që ekziston.

Gjatë intervistës në YouTube për programin “Mushk i egër”, prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri e renditi mafien shqiptare si ndër tre më të rrezikshmet në Europë.

“Mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila, por është një mafia shumë e strukturuar që është pasuruar shumë në vendin e saj falë një korrupsioni të niveli të lartë. Sot në Europë ka tre mafie të rrezikshme: mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare e mafia afrikanoveriore”.

Më tej prokurori i Antimafias Italiane u ndal edhe te mënyra se si funksionon mafia në trafikun e kokainës dhe drogërave të tjera nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas tij, këto organizata janë favorizuar edhe nga lehtësirat që krijojnë shumë shtete për pastrimin e parave të tyre.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme