Gjykimi ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj në rastin e njohur si MTPT po shkon drejt fundit.
Prokurori i çështjes Charles Hardaway, ka dhënë fjalën përfundimtare për këtë rast. Ndonëse, gjykata i ka shpallur të papranuar si provë SMS-të e shkëmbyer mes këshilltarit të Limajt, Endrit Shala me biznesmenin, Florim Zuka ai gjatë gjithë kohës i referohet këtyre SMS-ve të shkëmbyer mes Shalës dhe Zukës.
Në seancën gjyqësore të mbajtur javën e kaluar, Gjykata nuk i ka pranuar si prove pretendimet e prokurorisë për SMS-të. Ekspertiza ka vërtetuar se këta SMS janë të fabrikuar.