Prokuroria ankohet për mungesë kuadri

Gazetar: Mihajlo Donev

Raporti për punën e prokurorive publike në vitin 2023 iu prezantua deputetëve në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve. Raportin e prezantoi prokurori i shtetit Lupço Kocevski i cili përmendi problemet kryesore me të cilat ballafaqohen prokuroritë – buxhetin e pamjaftueshëm nga arka e shtetit për funksionimin e prokurorisë, problemin me kapacitetet hapësinore, por edhe mungesën e prokurorëve, nëpunësve dhe hetuesit.

“Ashtu si çdo prokuror publik që duhet të ketë ekip, ashtu si çdo kirurg që duhet të ketë ekip, ashtu edhe prokurori publik duhet të ketë ekip, që do të thotë të ketë hetues, prokuror publik, praktikant, në mënyrë që prokurori publik të mund të punojë. Për momentin nuk e kemi këtë, kemi vërtet probleme të mëdha”, tha Lupço Kocevski, prokuror publik i shtetit.

Më së shumti raportin e kritikuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa deputeti Dragan Kovaçki e drejtoi gishtin nga ish-prokurori i shtetit Lubomir Joveski.

– Gjendja në luftën për drejtësi është katastrofike dhe ju e dini këtë, ky raport që ju e prezantoni këtu nuk është i juaji, ky është raporti i Ljubomir Joveskit, njeriut që për fat të keq, kishte pakt me pushtetin e mëparshëm për t’u bërë gjykatës kushtetues. Për fat të mirë të qytetarëve, kjo nuk ndodhi, për shkak të këmbënguljes së kësaj shumice parlamentare tani, e në atë kohë opozitë”, u shpreh Dragan Kovacki deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Edhe deputetja nga radhët e pushtetit, Bllagica Laskovska, tha se në shtatë vitet e fundit kemi pasur instanca partiake gjyqësore, duke theksuar se kushdo që ka punuar kundër ligjit duhet të përfundojë në burg.

“Është koha që ky popull ta shohë drejtësinë, është koha që ata që morën nga qytetarët t’i kthejnë dhe të shkojnë në burg”, theksoi Bllagica Laskovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Javën e kaluar në të njëjtin komision parlamentar u kritikua ashpër raporti për punën e Këshillit Gjyqësor, kur sërish deputetët e qeverisë ishin më të zëshmit që kritikuan punën e këshillit. Që nga ardhja në pushtet, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar reforma në gjyqësor dhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme